zoom

Lajme

“Bebush”, “Gomar”, “Teta Eglantina”, plas keq dhe me duar sherri mes Eglës e Meritonit

Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno kanë debatuar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “BBVIP”, për shkak se banori po i thërriste aktoren “teta Eglantina”.

Për të marrë “hak” konkurrentja kaloi në prekje fizike, duke i kapur faqet disa herë moderatorit, teksa e cilësonte atë fëmijë.

“A je çmendur moj? Mos vazhdo të më kapësh më për fytyre teta Eglantina”, i tha Meritoni i acaruar, megjithëse Egla vazhdoi që t’ia kapte faqet derisa Liami dhe Julia i ndanë dyshen.

Pjesë nga debati:

Meritoni: Teta Eglantina, teta Eglantina…

Egla: O gomar…

Meritoni: O gomar! Pse ndihesh keq kur të thërras teta Eglantina? Është respekt.

Egla: Edhe gomar respekt është.

Egla i kap faqet me duar Meritonit, i cili acarohet keq.

Meritoni: Pse më kap?

Egla: Se tetat kështu bëjnë me kalaj.

Meritoni: Ik moj mos e kap fytyrën time!

Egla: Ti je bebush.

Meritoni: A je çmendur moj? Mos vazhdo të më kapësh më për fytyre teta Eglantina.

Egla: Mos më thirr teta, se fëmijët ne kështu i kam në shenjë dashurie.

Meritoni: Mos ma kap fytyrën.

Egla: Fëmijët ne kështu i trajtojmë, ti je fëmijë.

Meritoni: Unë po flas dhe ti po më prekë.

Egla: Ti po më flet në mënyrë konfidenciale, edhe po ma lejon ti.

Meritoni Hiqe dorën moj, mos më prek.

Egla: Shpirti zemra e tetës, kush të ka rruar? /ZOOM.AL/