Aplikacion
Ndryshimi do të thotë se vendeve anëtare u këshillohet që të vendosin ndalimin e udhëtimeve drejt dhe nga këto vende për qëllime jothelbësore, si turizëm, apo biznes.
Lajmi njoftohet nga agjencia Reuters, që citon dy burime të saj nga BE-ja. Agjencia thotë se vendimet janë marrë që ditën e premte, ndërsa të hënën do të zyrtarizohen.
Kosova ka regjistruar ditë pas dite numër rekord rastesh të reja, vdekjesh dhe shtrimesh në spital. Në klinikën Infektive të Prishtinës, prej disa ditësh nuk ka më vende, ndërkohë që Albin Kurti pritet që të mbledhë këtë të diel këshilltarët për të diskutuar masa shtesë.
Përveç Kosovës dhe SHBA, në listë janë edhe Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Izraeli dhe Libani.