Aplikacion
Në këtë mënyrë, Meta është duke shkuar drejt shpalljes së datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale. Më herët, ai kishte deklaruar se vetë kryedemokrati Lulzim Basha i kishte kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale për shkak të zhvillimeve të brendshme në PD.
Ai tha se nuk ka nevojë të konsultohet me askënd, pasi këto janë zgjedhje lokale dhe jo të përgjithshme.
“Zgjedhjet duhej të ishin bërë më herët, jemi shumë vonë. Kemi filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje një çështjeje që Gjykata Kushtetuese nuk e ka zgjidhur. Kemi një sitautë absurde që disa bashki në vend drejtohen pa kryetarë, duke cënuar shërbimin e qytetarëve , por edhe duke rritur abuzimin. Kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht edhe se kjo mund t’i interesohej disa faktorëve, por jo qytertarëve. Presidenti s’ka çfarë të presë më, sepse priti mjaftueshëm Gjykatën Kushtetuese.”