Aplikacion
Goditet me “Molotov” godina e institucionit, Bashkia përfshihet nga flakët në hyrje të saj. Zjarri i madh përfshiu derën dhe zonën përreth, teksa u evakuan të pranishmit.
tensionet mes protestuesve dhe policisë janë rritur ndjeshëm, teksa hidhen thirrje për dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj.
Protesta e opozitës dhe qytetarëve nuk u ndal te frutat, perimet dhe boja. Protestuesit kanë hedhur pak më parë edhe flakadanë dhe molotov, duke shkaktuar një zjarr të madh në hyrje të bashkisë.
Opozita, por edhe qytetarë po protestojnë që prej orës 11:00 para bashkisë, pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni për abuzim me detyrën për dosjen ‘5D’.
Përveç molotivit dhe flakadanëve, protestuesit hodhën edhe bojë të zezë dhe mollë drejt Bashkisë. /ZOOM.AL/