Aplikacion
Në një intervistë për ‘Open’ Basha tha se Komisioni i Rithemelimit të PD-ës është një pakicë që po përpiqen ta kthejnë Partinë Demokratike në bunker.
Mes të tjerash ai pohoi se më 8 janar, ditë kur do të mbahet edhe protesta e thirrur nga Berisha dhe grupi i Rithemelimit të PD-së, para selisë blu, do të jetë në zyrën e tij.
Lulzim Basha: S’është fare e vërtetë, edhe këtë e ka sqaruar në mënyrën më shteruese sekretari i përgjithshëm në deklaratën që i ka dhënë mediave, pjesë e së cilës ju sapo e dhatë në sinkron aty. Ai ishte një show për të treguar se gjoja Partia Demokratike tani qenka një bunker, kur në fakt janë ata një pakicë absolute që po përpiqen ta kthejnë Partinë Demokratike në bunker. Ndërkohë që Partia Demokratike nuk do të bëhet bunker as për hallet e Sali Berishës, as të atyre që e shoqërojnë dhe që kanë probleme të ngjashme apo dhe më të rënda. Sigurisht ka mes tyre shumë demokratë të cilët janë të zhgënjyer, të dëshpëruar nga masakra zgjedhore. Ata janë meraku im. Kurse për këta që bëjnë shfaqje, këta në radhë të parë duhet të vijnë në Parlament duhet të bëjnë detyrën për të cilën i kanë votuar demokratët, se kanë 4 muaj që s’kanë parë derën e Parlamentit. Këta duhet të shkojnë në zonë të qajnë hallet e njerëzve. Janë kthyer në tubë oksigjeni për Edi Ramën, se edhe sot, edhe dje kanë plasur skandale të tjera. Ka plasur skandali që vërteton që Patronazhistët janë një sistem kontrolli i partisë shtet.
Eni Vasili: A mund të vijnë në seli është çështja? Se problemi është që s’po futen dot në selinë e tyre.
Lulzim Basha: S’është e vërtetë. S’është fare e vërtetë. Çdokush që është një funksionar i Partisë Demokratike apo çdo demokrat që ka punë në Partinë Demokratike, sipas rregullave të institucionit mund të futet në Partinë Demokratike. Nga ana tjetër po, po bëhen punime. Ka pasur ndryshime strukturore, janë shtuar sekretariatet, Komisionet e Këshillit Kombëtar do të fillojnë së shpejti funksionimin. Siç thuhet në gjuhën popullore, ka tulla dhe llaç dhe për këtë arsye janë marrë dhe masa të devijimit të hyrje daljeve. Po gjithë kjo xhalo, po e përsëris dhe një herë, po bëhet për të tërhequr vëmendjen nga 2 fakte kryesore.
E para, që kemi të bëjmë me një lëvizje që ka synim kryesor ta shkatërroj PD-në, që një institucion si familje me rregulla, për një familje demokratike, e cila i shërben demokratëve dhe jo halleve të një personi dhe së dyti, ta zhvendos tërësisht vëmendjen nga skandalet qeveritare, duke i bërë kështu shërbimin më të mirë Edi Ramës dhe dëmin më të madh Partisë Demokratike dhe interesit publik të shqiptarëve.
Shqiptarët po i blejnë makinat nga Koreja e Jugut, ia kalon Italisë dhe Gjermanisë për importet