zoom

Politikë

Basha: U tha qartë që votat u vodhën, patronazhistët që ju mbroni do i gjejë belaja

Duke folur për raportin e Komisionit Evropian, kreu i PD Lulzim Basha, preku dhe parregullsitë e ndodhura në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se në raport ishte ilustruar fakti se zgjedhjet u manipuluan dhe u publikuan të dhënat personale të qytetarëve.

Ndër të tjera, Basha theksoi se: “sado që qeveria mbron patronazhistët, nuk ka askush që i mbron, në ligj, në rrugë, apo kudo”.

“Shqiptarët shpenzojnë para për Ilaçet, ujin, nuk i mbeten më shumë për bukën dhe për pak djathë. Kush ka tetë vite në pushtet dhe ka rritur vetëm taksat, faturat e energjisë dhe ka ecur akcizat për jahtet.

Raporti i Komisioni Evropian për zgjedhjet thanë që vodhën votat, të dhënat e qytetarëve dhe krijuat një ushtri patronazhistësh, që sado që i mbroni, do ju gjej belaja, në ligj, në rrugë e kudo. Sa për rajonin nuk ishim ne që u futëm për ju. Meqë ju e quani këtë rajonin e ri, ju bëftë mirë hallva në Egjipt”, tha Basha.