Aplikacion
“Nuk merrem me zotin Meta, as me mashat e tij. Punë kemi me zotin Rama, me zotin Veliaj. Zoti Meta është kartë e djegur,”- tha ai.
Mbi shkuarjen e Veliajt në Prokurorinë e Përgjithshme, ai tha se kërkohet drejtësi për qytetarët.
“Kur dikush është në SPAK për korrupsion i denoncuar me qindra herë nga unë, të marrësh flamurin pasi ka shkuar në SPAK më duket shije e shpifur. Nuk është hakmarrje ndaj Veliajt, por drejtësi për qytetarët, sidomos atyre të Tiranës kur kryeqyteti u përdor si lavatriçe për pastrimin e parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Veliaj zbuloi vërtetë në ç’gjendje mendore ndodhet kur tha se kishte ikur te prokurorët si koleg”, tha ai.
Basha është shprehur kundër ‘paktit’ PS-Rithemelimi sa i takon rinisjes së bisedimeve në një tryezë për reformën në drejtësi. Ai tha se për këtë çështje do të ankohen te OPDAT dhe Euralius.
“Në një komunikim dhe konsultim dhe me kryetarin e kaluar të PD, ky grup u ngrit në 2020. Ai grup nuk përfaqëson më grupin zyrtar të PD. Ne do t’ia komunikojmë këtë zyrtarisht dhe OPDAT dhe Euralius, se PD është jashtë këtij procesi dhe se është e papranueshme. Çdo akt dhe veprim që bëhet pas shpinës sonë, se di do ta zgjidhim, këto janë çështje teknike.
Çfarëdo që të gatuajnë është jashtë informimit dhe aprovimit të PD. PD nuk është pjesë e kësaj, nuk mund të jetë pjesë e asnjë ushtrimi të tillë, siç ishte akti i amnistisë. Ata paskan bërë diçka që ekspertët perëndimorë e kanë refuzuar. S’kemi pasur asnjë informacion tjetër për këtë çështje. U interesova me sekretarin e përgjithshëm dhe s’dija asgjë”, tha ai. /ZOOM.AL/