zoom

Politikë

Basha me detyrë të re në KE/ “Perla” e Nard Ndokës: Si Maku, shkon si zëdhënësi i grave

Një ditë më parë qarkulloi lajmi se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është caktuar nga Këshilli i Europës si reporter për konsfiskimin e aseteve ruse dhe vënien e tyre në përdorim për rindërtimin e Ukrainës.

Për këtë post të ri të Bashës reagoi sot plot ironi kreu i Demokristianëve, Nard Ndoka.

Gjatë një debati televiziv me anëtarin e PD-së Edvin Kulluri, Ndoka e krahasoi Bashën me Makun, personazhin e njohur të filmit shqiptar “Zëdhënësi i grave”.

Pjesë nga debati televiziv:

Kulluri: Lëvizje e hidhur e ndërkombëtarëve, pasi është edhe çështja e lobimit rus në PD-në, për të cilën vetëm brenda PD-së kam kërkuar sqarime.

Ndoka: Është reporter terreni, si gazetar. Se mos e marrin se kanë ngarkuar me përgjegjësi sikur po drejton Këshillin e Europës. Është një rol ordiner që i jepet kujdo.

Kulluri: Është i rëndësishëm për pozicionin që ka.

Ndoka: Shkon atje si zëdhënësi i Gjylametit, si zëdhënësi i grave. Ju kujtohet Maku? Se i ngjan si figurë.

Kulluri: E keni gjetur armikun? Po shkoni mor fitoni se në 14 maj iu sakatuan.