Aplikacion
Basha tha se për të diskutuar në lidhje me këtë çështje, ka kërkuar interpelancë me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.
“Çështje tjetër që desha të trajtoj është puna e amnistisë. Është e qartë që ajo që ngritën si shqetësim është plan i mirëfilltë. Pse nëse në rastin e projektligjit të parë u konsultua SPAK dhe në rastin e dytë jo. Përgjigja është e qartë, Ulsi Manja dhe PS kanë patur vetëm një interes, kanë mbajtur më shumë se 3 muaj të dënuarit për të liruar mbi 1oo të dënuar për korrupsion.
Nuk do të ishte e mundur pa bashkimin e votave, ndaj kemi dorëzuar dje një kërkesë urgjente me Ulsi Manjën. PD dhe deputetët e PD dhe çdokush i dalë nga votat e PD nuk mund të përfshihen në këtë pazar të ndyrë që kishte për qëllim lirimin e zyrtarëve të korruptuar dhe të dënuar nga SPAK”, tha Basha. /ZOOM.AL/