zoom

Politikë

Basha “i përgjoi” celularin, Bardhi e ironizon: Të mos lodhet duke zgjatur kokën, do ia jap vetë

Një gjest i Luzim Bashës në Kuvend ku “përgjonte” telefonin e Gazment Bardhi nxiti kureshjen se çfarë ai po shikonte apo lexonte me kaq kërshëri.

Veprimi i Bashës ku hedh sytë në telefonin e kreut të Grupit të PD-së, me të cilin nga miq u kthyen në “armiq”, u bë viral, madje edhe meme.

I pyetur se çfarë e tërhoqi vëmendjen e kreut të PD-së, Bardhi ironizoi duke thënë se herën tjetër kur të jenë në seancë plenare do ia japë vetë celularin që të mos lodhet duke zgjatur kokën.

“Nuk e di do duhet të pyesni zotin Basha se çfarë po shihte me aq kuriozitet në telefonin tim. Dukeshe po themi një cënim i privatësisë së një kolegu në mënyrë krejtësisht të panevojshme. Nëse zoti Basha ka ndonjë gjë për të parë në telefonin tim unë ia jap se nuk kam asgjë për të fshehur, as në komunikimet e mia dhe ai e di mjaft mirë këtë gjë.

Unë nuk shqetësohem fare. Herën tjetër të jeni të sigurt, nëse është afër meje ia jap telefonin që të mos ketë nevojë që të lodhet duke zgjatur kokën”, theksoi Bardhi.