Aplikacion
Duke iu referuar ratifikimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Spanjës për Ekstradimet, Basha u shpreh se korrupsioni dhe paratë e drogës nga Shqipëria e kanë kthyer Spanjën në një prej destinacioneve të preferuara për trafikimin e drogës.
Deklarata e Bashës:
Nga kjo sallë sot pritet të diskutohet një rend dite ku janë përfshirë marrëveshje rutinë për të cilat opozita ka shprehur qëndrimin e saj. Qeveria e ktheu panjën dhe vende të tjera në parajsa të investimit të parave të drogës dhe milionave të korrupsionit qeveritar. Me Inceneratorët si skandali dhe vjedhja e shekullit por tani kanë filluar të investojnë edhe jashtë vendit. Ky është një nga shqetësimet kryesore të drejtësisë së vendeve europiane. Në këtë sallë të vetmit që nuk duhet të krekosen sepse marrëveshja është bërë për krerët e tyre. Korrupsioni qeveritar problem kryesor i kuvendit. Nëse do kishit ndershmëri dhe integritet dhe nëse s’do ta bënit veten tuaj skllevër të të parti të qeverisë, s’duhet të ishit sot këtu.
Ditë për ditë komisioni zbardh se pse Rama nuk mund të lajë duart duke bërë kurban ministrat. Megjithëse ai e ka mbiemrin koka ai është bishti i kësaj afere. Koka është Edi Rama. Asgjë s’do kishte ndodhur pa mbështetjen dhe miratimin e tij. Kjo është arsyeja pse Rama e mbylli komisionin dhe u rihap pas presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve. 430 milionë euro vjedhje kriminale ku është përfshirë e gjithë qeveria. Prej 2018 shqiptarët paguajnë 29 euro për ton. Në mes të pandemisë kur e gjithë bota kishte ndaluar udhëtimet këta kanë faturuar 850 mijë euro fluturime dhe udhëtime skemë e pastër të pastrimit të parave. 10 milionë lekë në muaj është rroga e babait të njërit prej deputetëve në këtë sallë sa 5 deputetë bashkë merr babai i njërit prej jush në këtë sallë nga Inceneratorët e paguar me paratë e qytetarëve, Allqi Bllakos.
Edhe sot që flasim vazhdojnë të paguhen para të shqiptarëve për këtë aferë korruptive. A ka mundësi të ndodhë e gjitha kjo pa dijeninë, miratimin dhe pa marrjen e gjithë tepsisë nga i pari qeverisë Edi Rama. Presim të kthehet dhe të dalë para Komisionit të Inceneratorëve dhe të na shpjegojë si ky komision i ka marrë vendimet prapa shpinës së tij.