Aplikacion
Ai shprehet se Shqipëria po kalon momente të vështira dhe të ngjashme me atë për të cilën u ngritën të parët qytetarët e Kavajës, prandaj është koha që të bëhemi bashkë dhe të risjellim ndryshimin.
Ata kanë nderuar edhe figurën e dëshmorit të parë të demokracisë Josif Buda.
Reagimi i Gazment Bardhit:
“Më 26 mars 1990, në Kavajë u zhvillua demonstrata e parë antikomuniste në sheshet dhe rrugët e një qyteti që nuk i nënshtrohet kurrë padrejtësive. Leksionin e asaj dite e kanë dhënë sa herë Shqipëria ka patur nevojë.
Liria dhe guximi i bashkëqytetarët e mi është shenjuar në histori si vlerë që do të trashëgohet brez pas brezi. Krenar për gurët e parë që ky qytet ka vendosur në monumentin e demokracisë 34 vjeçare të Shqipërisë.
Shqipëria po kalon momente të vështira dhe të ngjashme me atë për të cilën u ngritën të parët qytetarët e Kavajës. Është koha që qytetarët e ndershëm në gjithë Shqipërinë, të bëhen bashkë, të mospajtohen me padrejtësinë dhe keqqeverisjen 11 vjeçare të Edi Ramës dhe të sjellin ndryshimin njëlloj si 34 vjet më parë”. /ZOOM.AL/