zoom

Politikë

Bardhi për ngritjen e Komisionit: Propagandë e Ramës për të mbyluar fytyrën e zezë të korrupsionit!

Opozita po shprehet në bllok se do votojë kundër Komisionit Antikorrupsion që po ngre mazhoranca, pasi dyshon se do përdoret nga mazhoranca dhe Rama për të minuar drejtësinë e re dhe SPAK-un, e jo për ta luftuar vërtetë korrupsionin.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka folur për gazetarët në lidhje me arsyen se përse opozita nuk do të bëhet pjesë e votimit për ngritjen e komisionit të posaçëm antikorrupsion, që do të ngrihet nesër në Kuvend, pasi u votua të hënën.

Ai tha se ka një mungesë vullneti nga mazhoranca për të luftuar korrupsionin.

“Keni akses në faqen e Kuvendit ku publikohet çdo akt. Nëse nuk është mos më drejtoni mua mikrofonin a do ta votojmë apo jo. Lindita Nikolla fut në rend dite një projektvendim që nuk ka asnjë projektvendim të zbardhur. Kjo tregon sa serioze është kjo iniciativë dhe që për Ramën të gjitha janë vetëm propagandë dite dhe PR. Nëse Rama ka vullnet për të luftuar korrupsionin, nuk e ndalon asgjë.

Më gjeni një rast që Rama ka ngritur gishtin ndaj një të korruptuari dhe ka thënë do ta heq nga puna. Ndaj ne nuk jemi bërë pjesë e këtij procesi, e nuk kemi marrë pjesë në votim. Propagandë për të mbuluar fytyrën e zezë të korrupsionit. Ne jemi për luftë reale, jo luftë me fjalë”, tha ai. /ZOOM.AL/