Aplikacion
“Besoj që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të ngrihen në lartësinë e detyrës së tyre dhe do të mbrojnë dinjitetin e tyre personal si anëtarë të kësaj gjykate dhe dinjitetin e këtij institucioni. Ne nuk kemi hyrë në prova, pasi t’i hymë provave duhet që Edi Rama të lejojë që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Sa i takon avokatit apo zonjës Xhaçka, kemi dëgjuar atë që thotë se po investonte si investitor strategjik në një pronë private”, tha Bardhi.
Kushtetuesja mbajti sot seancën e radhës për mandatin e Xhaçkës. Mazhoranca nuk pranoi ta zbatonte vendimin e parë të Kushtetueses, duke kërkuar interpretim ligjor të dytëm, vetëm një vit larg zgjedhjeve të ardhshme. /ZOOM.AL/
Paralajmërohet publikimi i dosjes “bombë”: Politikanë të lartë dalin te “Toyota Yaris”