zoom

Lajme

Bardhi ironi me Ramën: Dy orë fjalim e monolog me gjysmë të vërteta, i denjë për një opozitar!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka komentuar sërish thirrjen e kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës për rezolutën anti-korrupsion, duke u shprehur se ai mbajti “mbi 2 orë monolog, me gjysmë të vërteta”.

Bardhi u shpreh me ironi se Rama mbajti një falim të denjë për një opozitar të vërtetë dhe të dedikuar ndaj luftës së korrupsionit që qeveriset prej 11 vitesh, a thua nga një sozi e paautorizuar e tij.

“Në një pjesë të fjalimit të tij, foli për historitë  tij në këto 11 vite që fatkeqësisht lidhen me hajdutë të qeverisë së tij dhe kërkesën e tyre që ai të ndërhynte tek drejtësia për të mos i lëshuar ata. Nuk foli për asnjë  në veçanti, por sikur te ishte një përfaqësues i ndonjë rrjeti mafioz foli me kode, kode nderi, morale e paralajmëruese”, tha Bardhi.

Më tej, deputeti demokrat u shpreh se PD është dera e vetme që ka sakrifikuar çdo gjë, më shumë seç duhet për hir të proceseve integruese dhe do e bëj gjithmonë. “Ne do të jemi në balle të reformave integruese”, theksoi ai. /ZOOM.AL/