zoom

Politikë

Bardh Kadilli tregon votën: Ja kë zgjodha për kryetar të Këshillit Kombëtar

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bardh Kadilli, sqaroi mbrëmjen e sotme se përse nuk votoi Edi Palokën për kryetar të Këshillit.

Ai tha se vota e tij shkoi për kandidaten Eleina Qirici, pasi Paloka sipas tij ka pohuar se ka ndikuar në procesin zgjedhor për kryetar partie në qershor të vitit të kaluar.

“Unë vetë votova për Eleina Qiricin. E di pse? Sepse Paloka ka deklaruar se ka futur duart në procesin zgjedhor për kryetar partie në qershor të vitit të kaluar”, u shpreh Kadilli.