Aplikacion
Katalanasit mbyllin një pjesë të parë model në fushën andaluze 0-3, ku veç dy golave të ish-kapitenit të Arsenalit, Aubameyang është edhe ai i Frenkie de Jong që nga Xavi shihet si lojtari i të tashmes dhe të ardhmes së Barcelona-s.
Herën e fundit në Mestalla kishte shënuar 3 gola dhe duket se ky stadium sjell mirë për Pierre Aubameyang, që sot ishte i papërmbajtshëm ndaj Valencias. Nga fanella e Arsenalit tek ajo e Barcelona-s, muzika nuk ndryshon për gabonezin.
Soler ngushtoi në 1-3, duke rihapur në një farë mënyre takimin, por Pedri dhjetë minuta më pas çon shifrat në 1-4 dhe në fushë pastaj miqtë vetëm qarkullojnë topin, ashtu si në kohët e vjetra.