zoom

Ide & Blog

Barack Obama: E vështirë të dihej se sa larg parashikonte Rusia të ecte në këtë prag të rrezikshëm.

Ish – Presidenti Barack Obama, në librin e tij ‘ Tokë e premtuar’  ku rrëfen për rrugetimin si President i Amerikës gjatë dy mandatateve, ka shkruar edhe për marrëdhënien e Rusisë me Amerikën, duke bërë një lloj përshkrimi të marrdhënies Rusi- Amerikë dhe ndërkohë duke dhënë një pasqyrim të politikave të presidentit rus Vladimir Putin, gjatë këtyre viteve. Ai  shprehet se Amerika merrte shpesh ankesa nga fqinjët e Rusisë për kërcënimet, presionet dhe korrupsionin e ushtruar nga ai.

Pjesë shkëputur nga libri ‘ Tokë e premtuar’:

Mendoj se qe diferenca mes të vërteteës për Rusinë e asaj kohe dhe këmbënguljes së Putin për statusin e superfuqisë, që shpjegonte marrëdhëniet e jashtme konfliktuale të vendit. Pjesa më e madhe e zemëratës drejtohet mbi ne: në daljet e tij publike, Putini u bë një Putini kritik I rreptë I politikave amerikane.Kur nismat e mbëshshtetura nga SHBA dilnin përpara Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ai sigurohej që Rusia t’I blloknte ose t’ I tjetërsonte, duke I zbutur – vecanërisht cdo gjë që kishte të bënte me të drejtat e njeriut. Më shumë pasoja kishin përpjeket në rritje të Putinit për të parandaluar vendet e ish- bllokut sovjetik, tani të pavaruara, të shkëputeshin nga ndikimi rus. Diplomatët tanë merrnin vazhdimisht ankesa , nga vendet fqinje me Rusinë, për raste kërcënimesh, për presione ekonomike,për fushata me informacion të rremë operacione të fsheshta për manipulimin e zgjedhjeve, për ndihma për kanditatët politikë pro rus apo korruptime të hapura.Në rastin e Ukrainës, kishe ndodhur helmimi misterioz Viktor Jushenkos, një activist reformator që u bë presindet I vendit dhe që Moska e kundërshonte me forcë.Dhe, sigurisht,edhe sulmi mbi Gjerogjinë, gjatë verës së vitit 2008. Qe mjaft e vështirë të dihej se sa larg parashikonte Rusia të ecte në këtë prag të rrezikshëm.  / M.C/