zoom

Aktualitet

Banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën: Balluku të përballet me ne, po na vjedhin!

Banorët e Bërxullës kanë vazhduar me protestat e së dielës dhe këtë herë janë ulur në tokë në shenjë proteste ndaj shtetit.

Policia ka qenë përsëri e pranishme në protestë dhe fillimisht i kanë ndaluar ata të bëjnë veprime, por më pas kanë devijuar qarkullimin e makinave vetëm në njërin kah të rrugës.

Banorët i kërkuan zv.kryeministres Belinda Balluku të përballet me ta, teksa hodhën akuza ndaj qeverisë. Sipas tyre heshtja nga shteti tregon vjedhje.

“Ajo ministrja bën mirë që të vijë. Në qoftë se nuk ka rrugë tjetër alternative, i them qeverisë të na bëjë aksionerë bashkë me firmën dhe rrimë ne 30 vjet, marrim paratë tona dhe rrimë rehat.
Ne ngelemi pa fëmijë e pa tokë. Çfarë të bëjmë ne, të vrasim veten. Është mëkat i madh. Qeveria na ka hedhur në përrua”, tha një banor.

“U bënë mbi 7 muaj që protestojmë. Protesta jonë ka rënë në vesh të shurdhër. Jemi brezi më i vuajtur se kemi dy sisteme, komunistin dhe këtë. Në kohën e Enver Hoxhës nuk pamë një ditë të diele pushim. Jo do shkonim të shkruanim parulla, pastaj ishin aksionet.
Le t’i shpronësojë Rama pronat e veta. Vetëm ne do dalim të dëmtuar nga ndërtimi i Shqipërisë. Këta të hanë e të pinë, të çojnë fëmijët me studime, të bëjnë qejf e të udhëtojnë. Kurse fëmijët tanë të presin fundin e muajit për të ngrënë bukë….Heshtja e shtetit tregon vjedhje. Shpikën koncesionet për të vjedhur popullin.
E di shumë mirë historinë si e ka bërë shtëpinë në Surrel Edi Rama. Në tokën e kujt e ka bërë. E ka marrë me vendim të Fatmira Hajdarit tokën në 2017, tokën në Surrel. Është mbivendosje tokash. Ia ka marrë Ibrahim Deliajt. I bëj thirrje SPAK-ut të hetojë problemet e pronave në Shqipëri”, tha një tjetër banor.