zoom

Aktualitet

Banonte me qira, e reja bie nga pallati në Kamëz

Banonte me qira, e reja bie nga pallati në Kamëz

Një ngjarje e rëndë është regjistruar afër mesnatës së ditës së djeshme në Kamëz, ku ka humbur jetën një 27-vjeçare.

Sipas policisë, vajza ka rënë nga një lartësi në një pallat 4-katësh ku ajo banonte me qira.

Rrethanat e ngjarjes së rëndë mbeten të paqarta
“Më datë 10.02.2024, rreth orës 23.00, në rrugën “Teuta”, ka rënë nga lartësia e një pallati 4 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital”, bën me dije policia.

Janë kryer veprimet e para procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.