Aplikacion
Kredia bankare vjen e dyta pas saj, duke zënë 27% të totalit të rasteve të huamarrjes për të njëjtën periudhë, tregues po ashtu me rënie. Në 19% të rasteve borxhi është marrë në formë “malli të papaguar” dhe 7% si kartë krediti apo overdraft.
Huamarrja në dorë dhe nga mallra të papaguara, konsiderohen burime joformale të financimit dhe zënë në total 48% të strukturës së huamarrje. Sipas BSH-së kjo ka ndodhur për shkak të rritjes më të madhe të vlerës së huamarrjes nga personat fizikë kundrejt rritjes së huamarrjes nga bankat dhe rënies së huamarrjes nga IFJB.
Sipas qëllimit të të përdorimit, rezulton se rreth 40% e saj është përdorur për “blerjen/riparimin e një prone”, 26% për “zhvillim biznesi” dhe 3% për “konsum” . Një peshë të konsiderueshme vijon të ketë huamarrja për “qëllime të tjera”, rreth 31%, ku mbizotëron huamarrja për mbulimin e “shpenzimeve shëndetësore”
Në vrojtimin e BSH-së janë marrë vetëm 257 familje në pyetje, por dëshmohet përsëri se përveç formës së depozitimit, edhe në formë kreditimi, paraja qarkullon më lehtë jashtë sistemit bankar duke bërë atë më pak të gjurmueshme dhe të kontrollueshme nga autoritetet.