zoom

Ekonomi

Balluku: Do të ulim çmimin e energjisë për të gjithë shqiptarët

Abonentët familjarë gjatë vitit 2025 do ta paguajnë më lirë çmimin e energjisë elektrike.

Këtë premtim e përsëriti zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në mesazhin e saj urues, por nuk detajoi se sa do të jetë çmimi i ri i energjisë.

“Energjia ka bërë hapa të qenësishëm gjatë vitit 2024, për herë të parë ndërmarrjet tona kanë arritur që të kenë bilance pozitive, të mirëmenaxhuara. Të mirëmenaxhuara në aspektin teknik, duke ofruar kushte më të mira të shpërndarjes energjetike apo të transmetimit, por nga ana tjetër, ka dhe një arritje shumë të rëndësishme gjatë vitit 2024, stabilizim i financave të këtyre ekonomive, duke na dhënë mundësi që gjatë vitit 2025 të ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët. Gjithashtu, kemi ulur humbjet teknike në nivelin 17.93, duke krijuar të ardhura plus për kompanitë dhe duke mundësuar kështu uljen e këtij çmimi të energjisë”, tha Balluku.

Fillimisht, ishte kryeministri Edi Rama ai që premtoi tarifë më të ulët të energjisë elektrike për pensionistët, gjatë një takimi në Fier. Më pas, Belinda Balluku, gjatë një inspektimi në OSHEE njoftoi se përfitues të tarifës së re do të jenë të gjithë abonentët familjarë, nga janari.

Postime të lidhura