zoom

Aktualitet

Bardhi nxjerr shifrat: Shqiptarët paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë në rajon

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi denoncoi këtë të hënë çmimin e lartë të energjisë elektrike, që sipas tij, abonentët shqiptarë duhet të paguajnë, krahasuar me vendet e rajonit.

Duke ju referuar shifrave të publikuara nga Eurostat, Bardhi tregoi se Shqipëria është e pozicionuar në vend të parë për çmimin më të lartë të energjisë.

Sipas tij, kjo ndodh për shkak të babëzisë së ministres Belinda Balluku.

“Qytetarët e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, sipas EUROSTAT paguajnë MË LIRË çmimin e energjisë elektrike sesa qytetarët shqiptarë

SHQIPTARËT paguajnë çmimin MË TË SHTRENJTË të energjisë për shkak të babëzisë së Belinda Ballukut për të vjedhur kudo.

180 milion euro të vjedhura vetëm nga transaksionet e shit-blerjes së energjisë në 1 vit, është e vetmja arsye pse shqiptarët detyrohen të paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë në Rajon, edhe pse janë të bekuar nga Zoti me burime të shumta natyrore, që krijojnë të gjithë mundësinë për të patur një çmim më të lirë të energjisë elektrike, të paktën sa qytetarët e Kosovës”, tha Gazment Bardhi në rrjetet sociale.

Postime të lidhura