Aplikacion
Përmes një njoftimi zyrtar, klubi nga Suhareka ka njoftuar se ka afruar në skuadër futbollistin malazez.
Sulmuesi ka firmosur një kontratë që e lidh me Ballkanin deri në verën e vitit 2024.
Në të shkuarën Zarubica ka qenë edhe pjesë e Iskra, OFK Beograd, Buducnost Podgorica, Sutjeska dhe Lovcen, ndërsa edicionin e shkuar ishte pjesë e kurbinasve.
29-vjeçari në sezonin 2021-2022 ka luajtur 31 ndeshje, ku ka shënuar 9 gola dhe 5 asistime, por pas ndeshjeve të Kupave të Europës la ekipin bardhezi.
Në këtë mënyrë rrugëtimi i tij në Europë mund të vijojë me Ballkanin, që do të luajë mundësinë e tij për t’u kualifikuar në grupet e Conference League, pasi do të luajë dy takimet e fazës play-off me Shkupin. /zoom.al/