Aplikacion
Që në mëngjes, saktësisht prej orës 09:00 mbledhja e treshes Rama-Vucic-Zaev po përcillet në mbarë mediat e vendit, minutë pas minute.
Kaq shumë hapësirë mediatike ka zaptuar transmetimi i gjithë kësaj, sa Komitetit Teknik të Ekspertëve i është dashur të hapë rrugë. Politika mbi shëndetin!
Ardhja e dy liderëve në kryeqytet i ka detyruar ekspertët e situatës pandemike në vend të shtyjnë mbledhjen për rishikimin e masave.
Burime brenda komitetit thanë për Zoom.al se shtyrja vjen për shkak se nuk ka hapësirë televizive për ta transmetuar live mbledhjen.
Kështu është parë e udhës që përgjatë ditës së sotme të ndiqet këmba-këmbës çdo zhvillim i “Open Balkan”, nga pritja e kryeministrit Rama për ardhjen me vonesë të Vucic-it dhe Zaev-it te zbardhja fjalë për fjalë e konferencës së tyre të përbashkët në orën 13:00, në vend të paraqitjes së situatës shëndetësore në vend, shtimin ose jo të masave dhe të tjera detaje jetike. @Zoom.al
Bashkia e Tiranës jep për ndërtim 7 pasuri të vetat tek ish-stacioni i Trenit, kompanisë “StarTek”