zoom

Lajme

Balliu e quan “Xhaçka Gate”: Olta dhe burri i saj jetojnë mes luksit që i kanë tjetërsuar Himarës!

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj jetojnë mes luksit nga tjetërsimi që i kanë bërë Himarës.

“Burri i Olta Xhaëkës është shpallur investitor strategjik me votat e kabinetit, pjesë e të cilit ishte edhe vajza e Natashës, që këtu mbaron çështja, e qartë për gjithkënd.

Së dyti, tjetërsimi i pronave nuk është bërë nga dëshira apo dashuria e Goros, i cili shumë mirë që është arrestuar sepse është pjesë e aferës, por Goro e ka bërë sepse ministria Xhacka e ka urdhëruar, instruktuar, që Himaren e do për burrin e vet.

Te arrestosh gjithë Himarën që të mos arrestosh Oltën, kjo nuk është drejtësi”, shkruan Balliu. Po dje, kreu i grupit, Gazmend Bardhi, i kërkoi Kuvendit zbatimin e vendimit të Kushtetueses, për mandatin e Olta Xhaçkës, për shkak të konfliktit të interesit.

Postimi i ish-deputetit:

“Xhaçka Gate simbol i pandeshkueshmerise!

Olta Xhaçka dhe burri i saj jane simboli i konfliktit te interesit, vjedhjes se prones dhe mungeses se drejtesise te pavarur dhe te barabarte.

Burri i Olta Xhackes eshte shpallur investitor strategjik me votat e kabinetit, pjese e te cilit ishte edhe vajza e Natashes, qe ketu mbaron ceshtja, e qarte per gjithkend.

Se dyti, tjetersimi i pronave  nuk eshte bere nga deshira apo dashuria e Goros i cili shume mire qe eshte arrestuar sepse eshte pjese e aferes, por Goro e ka bere sepse ministria Xhacka e ka urdheruar, instruktuar, qe Himaren e do per burrin e vet.

Te arrestosh gjithe Himaren qe te mos arrestosh Olten, kjo nuk eshte drejtesi. Olta Xhacka dhe burri i saj duhet te ishin sot para drejtesise, nderkohe ato gajasen te dehur nga luksi qe i kane tjetersuar Himares”. /ZOOM.AL/