zoom

Lajme

Bajrami vendosi një rekord të ri në EURO 2024. Zbuloni për çfarë bëhet fjalë dhe një tabelë

Nedim Bajrami do të kujtohet gjatë, jo vetëm për golin më të shpejtë në historinë e një Evropiani, por fantazisti kuqezi vendosi dhe një tjetër rekord personal, në raport me pjesën tjetër të ekipit përfaqësues.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike një statistike të veçantë: Nedim Bajrami rezulton që të jetë lojtari më i shpejtë i Shqipërisë në këtë Evropian.

Me 34,8 km/h, Bajrami i la “targën” të gjithëve, ndërsa në vendin e dytë u rëndit Seferi me 33,6, ndërsa Arbër Hoxha regjistroi një shpejtësi 33.2 km/h.

Ndërkohë, më tej ishte Broja që arriti shpejtësinë 33 km/h, për t’u pasuar nga Mario Mitaj me 31.8 dhe Ivan Balliu me 31.8 në ndeshjen e fundit me Spanjën. /ZOOM.AL/