Aplikacion
Mes rreshtave shpjegues, ai thekson se ka qenë presidenti Bajram Begaj, me detyrën e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në atë kohë, që 15 muaj para se të dilte në media ky skandal, i ka dërguar shkresë SPAK, ku e drejton përgjegjësinë e çështjes edhe tek Ministria e Energjetikës dhe Indrastrukturës, që drejtohet nga zv.kryeministra Belinda Balluku.
Por a është e përfshirë edhe ministria dhe konkretisht ministrja?
Hetimet janë ende në proces nga SPAK dhe po merren në pyetje personat e lakuar, teksa shkresa e Begajt mban datën 28 dhjetor 2021, pra 15 muaj para shkrimeve në media dhe indicios së paramenduar për hetim nga SPAK. Meçollari ndër të tjera hedh dyshimin se ka qenë presidenti Begaj që ka “shitur” ministren Balluku për kontratën koncesionare të “Marina Limion” dhe Portit Turistik.
Postimi i Artur Meçollarit, ish-komandant i Forcave Detare:
“Paska nisur taktika “hiqja vetes, futja shokut”.
Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA është kallëzuar në SPAK nga ana ime më 1 prill 2021, lidhur me ndërtimin e godinës 4-katëshe në bazën detare të Shëngjinit, kallëzim i cili është regjistruar në SPAK me nr. 109/2021. Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj ka përgjegjësi për dorëzimin e bazës detare të Sarandës kompanisë “Marina Bay Saranda” më 30 mars 2022 nga Komanda e Forcës Detare, si dhe i ka kërkuar zyrtarisht kësaj komande dorëzimin e bazës, procedim tashmë i regjistruan me nr. 108/2021, mbas kallëzimit tim të 26 marsit 2021. Por, gjithashtu Bajram Begaj, si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, nuk ka zbatuar ligjin për Policinë Ushtarake për nxjerrjen e urdhërit, deri ditën që la detyrën, për lirimin e pronës prej 5,2 ha në Porrto Romano, të zënë forcërisht nga Porti MBM.
Në Vendimin Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023, që vendosi përfundimisht “sekuestron preventive” mbi bazën detare të Sarandës ka tre paragrafe interesante, dhe ata janë paragrafët 4, 5 dhe 6.
SPAK me shkresën nr. 10074 prot., datë 9.12.2021, i ka kërkuar informacion Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura mbi statusin e pronës së bazës detare Sarandë (prona nr. 696), si dhe praktikën shkresore të ndjekur për dhënien me qira të kësaj prone kompanisë private “Marina Bay Saranda” SHPK. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor bajram Begaj, i jep informacion SPAK-ut, sipas kërkesë së tij, mbi çfarë i kërkon me shkresën nr. 8530/3 prot., datë 28.12.2021, por çuditërisht i përfshin në këtë praktikë edhe praktikën e një kontrate tjetër, të pakërkuar nga SPAK. Përfshinë në përgjigje praktikën e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes për dhënie mendimi për projekt vendimin për miratimin e kontratës së koncesionit të Portit Turistik dhe Shërbimeve “Marina Limion”.
Deri tani besoja se personi i cili kishte zbuluar këtë kontratë të jashtligjshme midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe “Marina Limion” ishte gazetari Klodian Tomorri me postimin e tij të datës 19 mars 2023, nga i cili besohej se kishte marrë indicjet SPAK-u për nisjen e hetimeve. Por, vendimi Gjykatës së Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023, provon se SPAK është informuar në 28.12.2021, pra 15 muaj përpara postimit të gazetarit Tomorri, nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, sot Presidenti i Republikës.
Postimi i gazetarit Klodian Tomorri i datës 19 mars 2023:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10226506352979786&id=1074038054&mibextid=Nif5oz
Paragrafët 4, 5 dhe 6 të Vendimit të Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023””
👉 4. Ka rezultuar se Prokuroria e Posaçme, me shkresën nr. 10074 prot., datë 9.12.2021, ka kërkuar informacion pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në lidhje me statusin e pronës me nr. 696, identifikuar si “Baza Ndihmuese”, Limion, Sarandë, lidhur me sipërfaqen e saj, nëse kjo pronë është në plan-përhapje dhe vendosje, si dhe praktikën shkresore të ndjekur për dhënien me qira të kësaj prone kompanisë private “Marina Bay Saranda” SHPK.
👉 5. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, me shkresën nr. 8530/3 prot., datë 28.12.2021, ka përcjellë informacionin e marrë nga Komanda e Forcës Detare (më poshtë referuar si KFD) në lidhje me statusin e pronës, duke informuar/njoftuar se prona nr. 696, “Baza Ndihmuese” Limion, Sarandë, me sipërfaqe 39.446 m2 është përfshirë në plan-përhapje dhe vendosje të Forcës Detare, miratuar me Dekret të Presidentit të Republikës nr. 8593, datë 17.6.2014.
👉 6. Në këtë praktikë është dhe praktika e përcjellë nga Ministria e Mbrojtjes tek Drejtoria e Miradministrimit të Pronave dhe Aseteve në varësi të saj. Komanda e Forcës Detare, me shkresën me nr. 223/1 prot., datë 21.1.2020, i kthen përgjigje Drejtorit të Drejtorisë së Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, mbi shkresën e tyre për dhënie mendimi për projekt vendimin për miratimin e kontratës së koncesionit të Portit Turistik dhe Shërbimeve “Marina Limion”. /ZOOM.AL/