zoom

Politikë

Babai më la në moshë të vogël, Dashamir Shehi rrëfen jetën e vet

Deputeti Dashamir Shehi ka rrëfyer sot gjatë një emisioni televiziv pjesë nga jeta e vet duke nisur që nga fëmijëria. 

Deputeti zbuloi se ka qenë një fëmijë me fëmijëri normale dhe ka qenë një nxënës i mirë. Gjatë bisedës Dashamiri tha se nuk do të donte ta ndryshonte fëmijërinë e tij, “Fëmijëria është e lidhur me prindërit, me disa elemente të patjetërsueshme dhe nuk mund ta rindërtosh”.

Ai rrëfeu se i ati është ndarë nga jeta kur ai vet ishte në moshën 15 vjeç, dhe në formimin e tij nuk ka mundur t’i lërë shumë gjëra. “Më la një emër të mirë, më dha dinjitetin, mbiemrin”, tha ai, teksa shtoi se, “Nëna më dha lirinë”.

Dashamir Shehi tha se e ëma e tij, e cila tashmë prej vitesh ka ndërruar jetë, ishte një grua që rriti tre fëmijë pa praninë e burrit, është treguar me liberale ndaj tyre, ndaj ai ka qenë më i pavarur se moshatarët e tij.

Deputeti zbuloi se talenti i tij ka qenë dhe është komunikimi me të tjerët dhe aftësia për të ndenjur në grup, gjë të cilën ai dëshiron që ta kenë edhe fëmijët e tij.