zoom

Aktualitet

“Babai ka shenja dhune. Leka më braktisi”/ Flet për herë të parë në media Elia Zaharia

Elia Zaharia ka reaguar sot për herë të parë për mediat, mbi përplasjen e saj me ish-bashkëshortin Princ Leka.

Ajo u shpreh se ka reaguar në atë mënyrë për të mbrojtur babin, i cili kishte 10 ditë që po kujdesej për vajzën e vogël të Elia Zaharisë dhe Princ Lekës.

Zaharia vijoi më tej duke thënë se po jeton në Pallatin Mbretëror pasi ish-bashkëshorti i saj e braktisi. Dhe kjo do të ndodhë derisa të ndërtohet apartamenti që Princi i ka dhënë vajzës.
“Të jesh e bindur që më panë sytë babin të sulmohej dhunshëm dhe m’u gris shpirti. Të gjitha provat e dhunës janë në trupin e tij (të babait të saj) dhe prokuroria e gjykata i disponon të gjitha. Ti them këto pasi është e rëndësishme që njerëzit që më mbështetën publikisht, duke marrë edhe koston e urrejtjes së partizanëve të palës tjetër, të dinë në thelb që po mbrojnë një njeri që ‘u hodh në fyt’ në mbrojtje të prindit. Asnjë çështje prone nuk ka në mes, çdo gjë është e përcaktuar.