zoom

Aktualitet

Babai i 3-vjeçarit i përgjigjet mjekut: Po gënjen, nga anestezia iu dëmtuan organet

Babai i Brian Spahiut, Bledar Spahiu reagoi pas deklaratave të mjekut Roland Xhaxho, që asistoi në ndërhyrjen kirurgjikale të 3-vjeçarit.

Sipas Roland Xhaxhos, djali doli nga klinika i zgjuar, në krahët e të atit. Ai shpjegoi se ndërhyrja me anestezi ishte e nevojshme sepse 3-vjeçari kishte probleme me zemrën.

Por babai i të miturit reagoi sot duke deklaruar se djali i tij doli nga klinika pa fletëdalje, e se ishte në gjendje të rëndë.

Sipas tij, djalit i ishin dëmtuar të gjitha organet nga anestezia.

“Gjendja sa ka vajt ka qenë shumë e rënduar. Pjesën e zemrës unë do ta nxjerr letrën prapë. Unë si prind, nëse ai do kishte probleme, duke biseduar me doktorët atje s’do e çoja fare. Është një fëmijë 3-vjecar. Ti bësh 14 dhëmbë, nuk i bëj unë. Pjesën e lekëve nuk e ka përmend asnjë njeri. Kartela e dentistes, ka nxjerrë 14 dhëmbë mbushje. Ka marrë 700 mijë lekë për mbushjen. Sekuestrimi i kamerave, me kalimin e kohës ka letra sa të duash. Nga anestezia i ishin dëmtuar të gjitha organet, mëlçia veshkat, të gjitha”, tha babai.