zoom

Aktualitet

Baba Mondi “harron” iftarin, e kthen në darkë ditëlindjeje për Spiropalin

Vëmendjen e darkës së iftarit, të shtruar brenda Kryegjyshatës bektashiane në Tiranë, e ka marrë Elisa Spiropali.

Gjatë darkës, baba Mondi, kreu i Selisë së Shenjtë e ka surprizuar kryetaren e Kuvendit me një tortë, me rastin e ditëlindjes së saj.

Ironikisht, baba Mondi, klerik i Bektashizmit, e cilësoi ditëlindjen e Spiropalit aq të rëndësishme sa edhe darka e iftarit të Ramazanit, periudha më e rëndësishme për më shumë se 1 miliardë besimtarë myslimanë në të gjithë botën.

“Në Iftarin që shtrojmë sot kemi edhe një gëzim tjetër, ditëlindjen e zonjës Spiropali. Prandaj edhe në emrin tuaj e uroj Kryetaren e Kuvendit në këtë ditë të shenjtë: Të bëhesh 100 vjeç, të jesh e ëmbël dhe të na nxjerrësh ligje të ëmbla.”, u shpreh Baba Mondi.

“Ju falenderoj me shumë përulësi për këtë surprizë, i dashur Baba Mondi. U uroj të gjithë besimtarëve, të gjithë atyre që agjërojnë, agjërim të lehtë e të pranuar. Uroj të kemi më shumë dashuri në zemrat tona, më shumë tolerancë, më shumë paqe dhe më shumë mirëkuptim. T’u vijmë më shumë në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë. Urimet më të mira në këtë muaj të shenjtë, me kaq shumë peshë e simbolikë, për të gjithë besimtarët, për të gjithë shqiptarët.”, u shpreh Spiropali.

Postime të lidhura