zoom

Aktualitet

Avokati i mjekut Hasi që u arrestua për prositucion: S’ka kryer marrëdhënie me të miturën. Shpifje

Avokati i mjekut të arrestuar për prostitucion dhe përdhunim, ka folur sot për mediat.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ai ka mohuar akuzat se Dervish Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, duke i konsideruar si shpifje.

“Është shpifje. Nuk ka kryer marrëdhënie me vajzën”, u shpreh avokati duke theksuar se “vajza nuk ka dhënë deklarimet akoma”.

Një ditë më parë policia arrestoi 42-vjeçarin Dervish Hasi, me profesion kirurg, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Nga hetimet policore, ka rezultuar 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se kanë qenë pesë persona, të cilët kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot.