zoom

Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për rritjen e çmimit të karburanteve

Për herë të shtatë, në më pak se një vit, çmimet e hidrokarbureve janë rritur në Shqipëri dhe dyshimet kanë çuar mbi një marrëveshje të fshehtë mes bizneseve, e për pasojë Autoriteti i konkurrencës ka nisur hetimet.

Ka qenë kreu i këtij institucioni, Denar Biba i cili ka bërë me dije se tregu prej një jave është nën monitorim dhe në përfundim të hetimeve do të dilet nëse dyshimet për marrëveshje mes bizneseve është e vërtetë apo kanë ndikuar çmimet në tregjet ndërkombëtare.

“Çmimet janë të rëndësishme. Ne kemi vendosur prej një jave monitorimin e tregut të hidrokarbureve, pra indikatori ishte rritja e menjëhershme në unison e çmimit, mund të jetë një nga indiciet e një marrëveshje të ndaluar, mund të jetë e ndikuar nga tregjet e jashtme, prandaj kemi vendosur hetimin për një periudhë që të jetë sa më e shpejtë brenda kapaciteteve tona”, tha kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba.

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj. Shqiptarët janë duke u përballur me nivele rekord të çmimit të karburanteve. Aktualisht, një litër naftë po shitet mesatarisht me 196 lekë për litër, ndërsa një litër benzinë 198 lekë për litër.

Postime të lidhura