zoom

Aktualitet

Atentati në Tiranë, shkak dyshohet hakmarrja! Vëllai i viktimës kishte plagosur…

Ky është 39-vjeçari që është ekzekutuar një natë më parë në Tiranë. Zoom.al ka siguruar foton e 39-vjeçarit Briken Sanaj. Shkak i atentatit dyshohet të jetë hakmarrja, pasi vëllai i 39-vjeçarit kishte plagosur një person në vitin 2012.

Familja e tij jeton në lagjen besëlidhja të qytetit të Lezhës, blloku 11 janari. Vëllai i tij kishte plagosur një person në ishull-Lezhë. Vetë 39-vjeçari ishte zhvendosur të jetonte në Tiranë prej një viti.

Hetuesit dyshojnë se 39-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku nga një automjet në lëvizje. Pas të shtënave, makina u largua në drejtim të paditur.

Ndërkohë në Qafë Kashar u gjet një makinë duke u djegur që mendohet se u përket atentatorëve, të cilët pas krimit e braktisën duke i vendosur zjarrin.

Policia ka shoqëruar edhe disa persona të cilët po merren në pyetje.