zoom

Aktualitet

Atentati në Shkodër, kush është i plagosuri dhe 2 miqtë që e ndihmuan. Emri, detajet dhe pistat

Policia e Shkodrës zbardhi detaje të reja në lidhje me plagosjen që ndodhi mbrëmë në aksin Shkodër-Velipojë, ku shënjestër ishte një 27-vjeçar. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Gjo Lulit”.

Sipas hetimeve të deritanishme rezulton se atentatorët nuk kanë qenë të saktë edhe për shkak të errësirës, teksa shënjestra shpëtoi për mrekulli.

I plagosuri, Emiljano Paloka, ka marrë një plumb në pjesën e barkut, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Pista kryesore mbetet ajo e grindjes me fqinjin e tij ditë më parë, i cili u shoqërua dhe mor në pyetje.

Ai është plagosur teksa ka qenë brenda automjetit të tij, bashkë me 2 persona të tjerë. Kanë qenë këta persona, miq të tij, që e kanë çuar në spital.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po vijon hetimet. Policia po merr në pyetje tre të rinjtë, teksa motiv besohet se janë sherret e ditëve të fundit me ndonjë grup tjetër. Nuk përjashtohet edhe pista e hakmarrjes. Deri tani ka vetëm persona të shoqëruar. /ZOOM.AL/