zoom

Aktualitet

Plagosi shokun duke luajtur me armë në makinë, në kërkim 25-vjeçari. Theu dhe masën e arrestit

Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim, në lidhje me një plagosje të ndodhur dy ditë më parë në Velipojë, të shokut të tij të ngushtë, teksa luanin me armë në makinë.

Ngjarja ndodhi në datën 2 prill, në aksin Shkodër-Velipojë, rreth orës 21:45, në vendin e quajtur “Ura e Gjo Lulit”, në zonën e Mali Kolaj.

I plagosur ka mbetur shtetasi Emiljano Paloka, 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj në Velipojës.

Sipas burimeve 27-vjeçari ndodhej brenda automjetit bashkë me dy shokë të tij dhe plagosja ka ndodhur brenda në makinë ku është gjetur edhe gëzhoja e armës së zjarrit.

Nga hetimet e para dyshohet se plagosja e shtetasit Emiljano Paloka ka ndodhur padashje nga një prej shokëve të tij në një shkrepje të pavetëdijshme të armës në lojë e sipër brenda automjetit. 

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e datës 02.04.2024, në fshatin Malikolaj, Velipojë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është identifikuar autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi K. L., 25 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi K. L., kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi”, tha policia.

I plagosuri Palokaj vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. Kurse materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura