Aplikacion
Sipas burimeve nga grupi hetimor, ndaj tij është qëlluar me breshëri plumbash.
Në drejtim të 36-vjeçarit janë zbrazur 18 plumba, 14 prej të cilave kanë kapur në trup Elis Rroshkodolin.
Në momentin që është qëlluar ndaj tij, Elis Rroshkodoli ishte në një lokal pranë stadiumit “Loro Boriçi”, duke konsumuar kafenë.
Në momentin e ngjarjes në lokal ishin edhe 3 persona të tjerë, pronari dhe dy klientë.
Policia ka dyshime se ekzekutorët mund të jenë persona me pagesë dhe se porositësit janë të tjerë.
Lokali ku ndodhi vrasja nuk ka kamera sigurie, çka vështirëson hetimet e policisë për të identifikuar dhe kapur autorët.