zoom

Aktualitet

Atentati në berberhanen e Fierit pas sherrit, kapet 33-vjeçari me dy identitete (EMRI)

Një sherr i mbartur mes dy të rinjve për pak sa nuk u kthye në tragjedi, kur njëri prej tyre tentoi të hakmerrej me armë duke qëlluar ndaj 30-vjeçarit që po qethej në një berberhane. Policia e Fierit njoftoi sot se pas identifikimit, ndjekjes dhe lokalizimit, arrestoi të dyshuarin 33-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u arrestua Geraldo Hoxhaj (Mahmutaj), ndërsa u sekuestrua edhe arma e krimit.

“Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur më datë 23 dhjetor 2023 (e shtunë), në fshatin Fermë-Çlirim, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, Policia arrestoi bashkëpunëtorin e 33-vjeçarit.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, ku në drejtim të një biznesi (berberhane), u qëllua me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. H. (M)., 33 vjeç, banues në fshatin Fermë-Çlirim”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.

Pas një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, me shtetasin E. K., 30 vjeç, i dyshuari akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri pushkë, në drejtim të një biznesi (berberhane), në momentin kur në këtë biznes, po merrte shërbim 30-vjeçari.

“Nga veprimet e shpejta hetimore ka rezultuar se bashkëpunëtor për këtë rast ka qenë shtetasi N. M. (M)., 22 vjeç, i cili u arrestua nga Policia, një ditë më parë. Në cilësinë e provës materiale, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi 33-vjeçari”, sqarohet më tej dinamika e krimit.

Kurse materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura