zoom

Bota

Atentati ndaj Donald Trump/ Sa vite burg rrezikon 58-vjeçari

58-vjeçari Ryan Routh, që planifikoi të vrasë kandidatin republikan për president, Donald Trump rrezikon të dënohet nga 15 deri në 20 vite burg.

Kjo për shkak të dy akuzave që rëndojnë mbi të, mbajtja pa leje e armës nga një person i dënuar më herët dhe mbajtja e një arme zjarri me numër serial të fshirë, siç ishte Ak47 që 58-vjeçari posedonte.

Tentativa e dështuar për vrasjen e Trump ndodhi një ditë më parë pranë njërës nga fushat e golfit ku ish-presidenti do të luante.

Autori ishte fshehur në një shkurre, ndërsa shërbimi sekret pikasi tytën e armës së gjatë dhe parandaloi ngjarjen.

Në vendin ku fshihej Ryan Ruth, pranë shkurres, u gjet gjithashtu një kamerë me rezolucion të lartë, jelek antiplumb, dy çanta shpine dhe sende të tjera.