Aplikacion
Jemin Shera po gjykohet në mungesë pasi ende nuk është vendosur në pranga nga uniformat blu.
Ai akuzohet se ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen ka krijuar grupin kriminal.
Ndërkohë proces të ndarë është dënuar autori i vrasjes Ernejt Shyti, si edhe të pandehurit e tjerë që kanë pasur role të ndryshme në krim.
Dënimet
GJKKO dënoi me 127 vite burgim, 5 nga të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit të linjës së bar-kafeneve, Behar Sofia.
Të akuzuarit janë: Ernjet Shyti, Skënder Vathi, Xhuljano Visha, Leonar Xhixha dhe Bujar Leza.
Ekzekutori Ernejt Shyti u dënua me 7 vite, ndërsa Bujar Leza dhe Skënder Vathi me nga 30 vite burg. Ndërkohë Shyti mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Behar Sofia, i njohur si “padron droge” më 1998 në Turqi, u ndoq nga ekzekutori Ernejt Shyti dhe disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66-vjeçarit dhe e ka qëlluar mëngjesin 25 shkurtit (2021) afër Piramidës në kryeqytet.
I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin, autori është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës, duke u shtirur si topall (çalaman), që të mos diktohej nga shënjestra.
Më pas, ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.
Shyti u arrestua në Mal të Zi ndërsa në dëshminë e dhënë në Gjykatë ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë. Porositësi i vërtetë i atentatit mbetet ende i panjohur, sepse grupi vepronte si kontraktor me pagesë. /ZOOM.AL/
Zhvillim të paligjshëm urbanistik dhe abuzim me ndërtimet, ja akuzat ndaj Boerit, mikut të Ramës