Aplikacion
I riu u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe ndërroi jetë pak minuta më vonë.
Policia thotë se atentatorët përdorën pistoletë me silenciator. Ata dyshohet se e kanë mbajtur nën vëzhgim në kohën që Prendi ndodhej në një lokal të njohur të zonës, buzë rrugës kryesore Xhanfize Keko dhe e kanë pritur sapo ka hipur në makinën që kishte lënë para lokalit.
Vrasësit janë larguar me një makinë dhe disa minuta më vonë ajo u gjet e djegur në Farkë.
Viktma rezulton person me precedent kriminalë, pasi në zgjedhjet e fundit u shpall në kërkim nga policia për shkak se qëlloi me pistoletë pranë një qendre votimi në Pukë.
Ai është djali i ish- gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Fran Prendi, i cili u largua me dorëheqje nga sistemi 4 vjet më parë duke shmangur vetingun.
Më 28 tetor 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Fran Prendi, pas dorëheqjes së tij.
“Arsyeja e dorëheqjes ka qenë angazhimi në një aktivitet privat”, shpjegoi në atë kohë për BIRN koordinatori për të drejtën e informimit pranë KLGJ-së, Elis Kuçi.
Në vendimin e KLGJ-së thuhet se gjyqtari Prendi e ka humbur të drejtën e ushtrimit të detyrës më datë 30 tetor. Gjithashtu, njoftohet e drejta e ankimit brenda 15 ditëve në Gjykatën Administrative të Apelit.
Prendi e ka filluar karrierën në vitin 1995 në gjykatën e Pukës dhe ën vitin 2006 është transferuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. /Zoom.al
56 kg drogë të fshehura brenda shufrave metalike në kamion, si u zbulua! Në pranga baba e bir