Aplikacion
Si pasojë e të shtënave, 2 persona kanë mbetur të plagosur, përkatësisht shoferi i kryekomunarit dhe një zyrtar komunal. Të plagosur nga këto të shtëna kanë mbetur Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini, i cili është futur në operacion në urgjencën e spitalit të Shkupit, ka raportuar “Klan Maqedonia”.
Lajmi u konfirmua edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë person i njohur për Policinë, i cili ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.
Kreu i kësaj komune, Ibrahimi edhe më parë ka pasur probleme të kësaj natyre, dhe se tashmë në Haraçinë dihet gjithë historia e këtij problemi mes një familje të njohur dhe kryetarit të komunës.
Muaj më parë komuna ishte mbyllur dhe stafi nuk kishte shkuar në punë, për shkaqe sigurie. Për këtë problem janë ngritur edhe kallëzime penale.
Ky atentat vjen pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore në vendin fqinj dhe ku klima politike është shumë e tensionuar, edhe për shkak të problemeve etnike dhe konflikteve brenda kampeve. /ZOOM.AL/