zoom

Lajme

Atentati ndaj kryekomunarit të Haraçinës, momenti kur autori largohet pas krimit

Kryetari i komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, Ridvan Ibrahimi, dje ishte shënjestër e një sulmi me kallashnikov, në hyrje të vendbanimit të tij, në periferi të Shkupit.

Nga plumbat mbetën të plagosur dy persona nga stafi i tij, respektivisht shoferi dhe një zyrtar që e shoqëronte në makinë.

Atentati ndodhi derisa kryetari ishte duke bërë disa mbikëqyrje të punimeve në një rrugë atje.

Mbi 20 të shtëna raportohet se janë dëgjuar nga vendi i ngjarjes.

Portali “X” ka publikuar foto dhe një video ku shihet momenti kur sulmuesi largohet nga vendi i ngjarjes, pak sekonda pasi ka kryer sulmin me armë.

Policia tha se shkak janë konfliktet e vazhdueshme të kryekomunarit me një familje tjetër dhe autori është identifikuar. /ZOOM.AL/