zoom

Aktualitet

Atentat 47-vjeçarit në Mirditë – I vendosin tritol në makinë, shpërthen sapo ndizet mjeti (EMRI)

Një 47-vjeçari në Mirditë iu bë atentat me tritol mëngjesin e kësaj të diele.

Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur në makinën e Ludovik Syziut, e cila ndodhej e parkuar në oborrin e shtëpisë së 47-vjeçarit.

Rreth orës 08:05 minuta, kur Ludovik Syziu ka shkuar për të ndezur makinën, tritoli ka shpërthyer në pjesën e pasme të mjetit.

Për pasojë, 47-vjeçari u plagos dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton për të identifikuar autorin dhe zbardhur ngjarjen.