zoom

Të gjitha

Atdheu nuk heq dorë! Ironizon Antonelën pas daljes nga “Për’puthen”

Puthja e fshehtë mes Antonelës dhe Atdheut, që vetë ky i fundit e zbuloi, ndezi debate të mëdha në “Për’puthen”. Për shkak të asaj puthje, u detyrua të jepte dorëheqjen edhe Elvisi nga programi. (Kliko)

Ndërkohë ditën e djeshme, Bora bëri të ditur se Atdheu është pezulluar për një kohë të gjatë nga emisioni. Mirëpo këtë gjë e hodhi poshtë djali nga Kosova, i cili tregoi se në fakt ai e kishte marrë vetë vendimin për t’u larguar përfundimisht nga “Për’puthen”.

“Të dashur miq! Më vjen keq për shumë info të pavërteta që mund të keni dëgjuar këto ditë, për situatën e krijuar kur figura ime kinse ka dashur të përbaltet por nuk do të munden dot. Një sqarim për dashamirësit e mi: Atdheu nuk është pezulluar nga emisioni, por jam larguar vetë me dëshirën time për mos t’u bërë pjesë e llumit. Ju falenderoj për mbështetjen e do të jem gjithnjë transparent me ju!”, shkroi Atdheu.

Megjithëse nuk është më pjesë e emisionit, duket se ai vazhdon ende ta ndjekë “Për’puthen” dhe sot ka hedhur sërish një thumb për Antonelën. Ditën e sotme kjo e fundit tha se distancohet nga marrëdhënia me Mevlanin dhe se ja lë rrugën të lirë Ledjanës. Më pas Antonela mes lotësh tha se e do aq shumë Mevlanin sa po e lë lirë që të vazhdojë jetën me njeriun që ai ndjen më për zemër. Në lidhje me gjithë këtë situatë, Atdheu ka shkruar:

“1.Unë e marr gjithmonë atë që du

2.Puth atë që ‘nuk e don’

3.Atë që e du, po e lej vetëm se e du t’lumtur”