zoom

Lajme

Astronomët në alarm, stuhi të fuqishme diellore do godasin përsëri Tokën javën e ardhshme. Rreziku

Njolla e madhe diellore që shkaktoi dritat veriore që u shfaqën në maj, do rikthehen në ditët në vijim (stuhitë apo valët elektromagnetike diellore), me astronomët që parashikojnë se ata që jetojnë në rajonet veriore do ta shohin përsëri fenomenin.

Gjatë këtij fenomeni u shkaktuan 12 incidente të rënda në gjashtë ditë në fillim të majit, ku u shkaktuan stuhi gjeomagnetike që prekën Tokën, por krijuan dritat veriore që shihen ende në Evropën Qendrore. Fenomenet ishin më intensivet që nga viti 2003.

Gradualisht, për shkak të aktivitetit magmatik të Diellit (ylli djeg sasi të mëdha Hidrogjeni dhe i kthen në Helium apo dhe dritë/energji), pika u largua nga aspekti që është i dukshëm në Tokë. Mirëpo këto ditë u shfaq sërish dhe quhet AR 13697. Vëzhgimet e para treguan se vendi është ende aktiv, edhe pse më “i qetë” krahasuar me ditët e mëparshme.

Prej andej, sikurse vullkanet në tokë, dalin masa të mëdha energjie si një shfryrje apo vjellje e fuqishme, që godet edhe tokën me forcë më të madhe se zakonisht. Për këtë shkak edhe aureolat borealis po shihen edhe më në qendër të globit tonë, si kontinentet e Amerikës së Veriut dhe Jugut, Afrikës, Australisë dhe në zemër të Skandinavisë, Europë.

Astronomët vlerësojnë se mund të prodhojë fenomene që do të ndikojnë në Tokë. Funksionimi i satelitëve të telekomunikacionit do të ndërpritet, ndërkohë që mund të shohim sërish dritat veriore, rreth datave 4-6 qershor.

Pra, a do të jenë fenomenet e njëjta si në maj? “Space.com” raporton se nuk është e lehtë të japësh një përgjigje. Ajo që ndodhi në maj ishte për shkak të disa shpërthimeve koronale që ndodhën njëri pas tjetrit dhe për këtë arsye ishin shumë intensive.

Ndoshta fenomeni nuk do të përsëritet me të njëjtin intensitet, por Dielli është i paparashikueshëm. Valët elektromagnetike shkaktojnë shuarje apo mosfunksionim të sistemeve elektronike në Tokë dhe orbitë, me këtë të fundit kryesisht ku ndodhen mijëra satelitë që po bombardohen me rrezatim magnetik, e që i bën të çoroditen apo humbasin funksionin për periudha të caktuara kohore. /ZOOM.AL/