zoom

Lajme

ARSYEJA/ Anulohet seanca e nesërme parlamentare

Parlamenti nuk do të mblidhet nesër (e enjte) në seancë plenare.

Edhe pse ishte planifikuar në kalendar, seanca e nesërme parlamentare është anuluar për shkak të vizitës së Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Urdhëri për anulimin e seancës është dhënë nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

“Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anulluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendi”, thuhet në njoftim.

Ditën e nesërme presidenti turk Erdogan do të vizitojë Tiranën, pasi pritet të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë pranë Parlamentit. Ceremonia zyrtare e pritjes së tij do të mbahet në orën 11:00 dhe më pas do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.