Aplikacion
Ai kishte përfunduar tashmë dy herë në pranga, në vitin 2015 dhe 2018 kur jetonte në Lanzo, në zonën e Torinos, gjithmonë me akuza për terrorizëm dhe lidhje me DAESH-in, për të cilin po kryente një fushatë radikalizimi dhe prozelitizmi të zhvilluar në internet.
Pas dënimit i është hequr shtetësia italiane. Po ashtu raportohet se 29-vjeçari u dënua në vitin 2019 – me një dënim që u bë i parevokueshëm në vitin 2022 – për pjesëmarrje në organizatën terroriste të Shtetit Islamik, me rolin e ‘ideologut’ të Xhihadit në Itali.
Në fund të korrikut 2023 ai doli nga burgu, por për pengesa burokratike nuk u përjashtua. Sipas hetuesve, gjatë ndalimit ai forcoi bindjet e tij fondamentaliste, duke marrë qëndrime gjithnjë e më të dhunshme, brenda burgut, por edhe pas kthimit të tij në liri.
Rritet numri i viktimave të zjarrit në Turqi, çfarë e shkaktoi zjarrin në resortin luksoz?