zoom

Bota

Si ia doli të fshihej? Arrestohet krahu i djathtë i Al-Baghdad-it!

Është arrestuar në Stamboll të Turqisë një përfaqësues i lartë i ISIS-it, i njohur gjerësisht si ish-krahu i djathtë i drejtuesit të kalifatit Abu Bakr al-Baghdadi.

Ky i fundit u ekzekutua në tetor të 2019-ës. Sipas mediave të huaja personi i arrestuar është me origjinë afgane.

I arrestuari besohet se kishte ndihmuar al-Bagdadin të fshihej në Idlib, ndërsa në Stamboll kishte mbërritur falë një pasaporte false.

Sakaq, kujtojmë që Abu Bakr al-Baghdadi u vra në vitin 2019, në një bastisje të forcave special amerikane, me ndihmën e luftëtarëve kurdë në provincën Idlib, në Sirinë veriperëndimore.